– Shënon Messi, Argjentina më pranë titullit. Topi ndodhej në buzë të zonës së Francës. Alvarez e godet me zgjuarsi drejt Di Marias në të majtë. Di Maria driblon përpara Dembele dhe hyn në zonën e kuqe, ku edhe u prek nga Dembele. Arbitri reagoi në vend është akorduar penallti!

Messi bëri detyrën dhe shënoi duke kaluar në avantazh dhe më pranë titullit Argjentinën.

Shënon Di Maria, 2-0 Argjentina
Kësaj here rrjetën e Lloris e ka tundur Angel Di Maria.
Minuta e 38 dhe Argjentina ka shënuar sërish. Kësaj here rrjetën e Lloris e ka tundur Angel Di Maria.

Argjentinë-Francë është finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar. Të dyja kombëtaret synojnë trofeun e tretë në histori. Trajnerët Lionel Scaloni dhe Didier Deschamps zbulojnë edhe kartat teksa në fushë për Argjentinën rikthehet Angel Di Maria.