TIRANË- Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy ka ‘shpëthyer’ ndaj moderatores Luana Vjollca, e cila e vuri ‘përballë’ dy të ftuarve në programin e saj “Zemër luana”, Mato Lale dhe Marini. Në një postim në Instagram, Noizy ka publikuar foton ku shihet portreti i tij përballë reperëve në lojhën ‘paintball’. Krah fotos, Noizy kërkon që t’i hiqet portreti, duke shtuar se moderatores nuk i intereson aspak për sherret që mund të ndodhin mes reperëve, por u duhen vetëm klikimet.
“Më fal për shprehjen po më keni çarë trapin me këto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelën tu m’vra. Këtë mund ta thoja dhe privat po hajd mo…Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se çfarë ndodh me rrepistat më vonë s’të plas by**a ty, a rrifen a vriten a shahen, ty të intereson emisioni me berë fam në tiktok. Hiqe foton time nga aty se s’jam n’gara me klysha,”- shkruan Noizy në postim.
Reperi ishte më i ‘godituri’ nga Mato Lale dhe Marini një natë më parë në program.

