ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Qafë Mollë në fshatin Samurr.

Nga aksidenti fatkeqësisht 1 person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarje, por mësohet se makina ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë.