Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, të shtunën e kaluar nisi edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Borther VIP”. Ky reality show do të me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.
Kujtojmë se 15 konkurrentë të famshëm janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen edhe çmimin e madh. Gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Prekem kur flas për këtë…” Kiara Tito rrëfen arsyen që e detyroi të kthehet në Shqipëri!
Të gjithë banorët duhet të tregonin një histori personale nga jeta e tyre për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin dhe për të zbuluar pak më shumë na vetja. Ndër situatat që ata rrëfyen, Efi ka treguar së fundmi për banorët një episod të vështirë nga jeta e saj. Ajo ka zbuluar se ka vuajtur nga ankthi dhe prindërit e këshilluan që të mos shkonte në mjek pasi ata vetëm të japin ilaçe e asgjë tjetër.
Unë thjesht nuk isha mirë në ato momente, nuk më lumturonte asgjë dhe në momentin që mu propozua kjo ideja e Big Brother-it, gjeta një arsye dhe thashë pse jo.
