Digjen disa makina luksoze në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur disa automjete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Peni” në lagjen Skënderbej në Elbasan.

Burime jo zyrtare për Balkanëeb bënë me dije se nga zjarrvënia janë djegur disa automjete luksoze. Kapanoni ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikqyrur nga kamerat e sigurisë, autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se ti vinin zjarrin objektit.

Ndërkaq shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë mjaft shpejt duke evitur disi pasojat e zjarrit. Policia ka dokumentuar ngjarjen si dhe ka marrë pamje të kamerave të mjaft bizneseve të zonës ku dyshohet se kanë qarkulluar autorët e zjarrvënies.