TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit, këngëtari Luiz Ejlli vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes përsa i përket deklaratave të tij në Big Brother. Pas bujës së madhe në spektakël dhe analizave 20-minutshe, ku doli se ai nuk vuante nga një sëmundje e rrallë, banorët i kanë kërkuar llogari Luizit. Ata e kanë pyetur se pse nuk tregon për çfarë e ka bërë atë rreng në shtëpi , por ai ka habitur me deklaratën e tij.

“Nuk mund të flasë më shumë sepse mund të më vihen edhe prangat sapo të dal që këtu.”- është shprehur ai, teksa të gjithë nuk e kanë kuptuar së për çfarë e kanë fjalën.

Kejvina ka insistuar me pyetje, por ai vazhdon që të rrijë hermetik, pasi diçka fsheh, por nuk dihet se çfarë.

“Mos mbën me fol më sepse po e prish fare, kur të dal jashtë, po më vënë edhe prangat sa të dal nëse flas, meqë jam edhe jurist, sepse nuk bën me shkel ligjin.” – ka thënë ndër të tjera Luizi.

@andue1aofficial #luiz #luizejlli #bigbrothervipalbania #bbvipalbania #bbva #viral #fyp ♬ original sound – Andue1a