Nata nuk ishte e qetë! Sipas raportimeve të IGJEUM, gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera. Epiqendrat e lëkundjeve nuk janë vetëm në Veri ku ishte ajo e goditjes së parë, por ka edhe në Bilisht apo Konispol. • Tërmeti i mbrëmjes së kaluar me magnitudë 4.7 ballë që tronditi vendin tonë është ndjerë edhe në Greqi. Mediat greke kanë publikuar video që tregojnë qytetarët shqiptarë që mbushin rrugët e Tiranës, të panikosur nga lëkundjet e forta. Sipas raportimeve, tërmeti është ndjerë në Follorinë dhe Kastoria. • Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje të Tiranës, në zonën e Klosit, në Burrel. • Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Lëkundjet janë ndjerë thuajse në të gjithë territorin e vendit. Në kryeqytet qytetarë të shumtë dolën nga banesat e tyre.

Nata nuk ishte e qetë! Sipas raportimeve të IGJEUM, gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera. Epiqendrat e lëkundjeve nuk janë vetëm në Veri ku ishte ajo e goditjes së parë, por ka edhe në Bilisht apo Konispol.

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel.

Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.