Të paktën kur e shikon foton, të duket sikur edhe ish-futbollistët e njohur të Kombëtares kuqezi, bëjnë tifozllëk për shkodranin karizmatik Luiz Ejlli, që është pjesë e spektaklit BigBrather VIP.

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares, mbrojtësi i majtë Edvin Murati, atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Paris, në faqen e tij në Facebook, ka botuar një foto të disa viteve më parë, ku krahas mesfushorit dhe kapitenit Altin Lala, ka dalë edhe me këngëtarin Luiz Ejllin, i cili është njeriu i momentit në BigBrather VIP.

Mesa duket, nëse Ejlli në të shkuarën ka bërë tifozllëk për Kombëtaren kuqezi, ish-mbrojtësi Murati tani po i kthen borxhin shkodranit, duke bërë tifozllëk dhe sponsorizuar paraqitjen e Luizit…