Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Edhe këtë të diel vjen emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë përsëri një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Në pjesën e dytë të programit Olta ka treguar arsyen dhe të vërtetë se përse nëlojën me litar hoqi vet rripin dhe u kritikuar nga banorët.

Më përpara nga dhoma tjetër i thash Deas se ka shumë mundësi të jem në nominim me Luizin, por në atë moment vjen ai grupi tjetër dhe u mora me Maestron. Vjen Luizi dhe kishim të njëjtin ide dhe mbase këto janë detaje që thonë të gjithë ne jemi shumë të ngjashëm, kemi në mendje të njëjtën gjë në të njëjtën kohë dhe kur vjen dhe më sfidon pse ke frik nuk e zgjata… nuk ishte nxitje e kisha marrë vendimin që do ta bëja….