Ai ka deklaruar se propozimi i planit të paqes të Pekinit pasqyron pikëpamjet e komunitetit botëror për afrimin e konfliktit, por pranoi se nuk ka rrugë të lehtë për t’i dhënë fund luftës.
RUSI- Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë treditore në Moskë, vetëm pak ditë pas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ndaj presidentit rus Vladimir Putin me akuzën për krime luftë. Ai ka deklaruar se propozimi i planit të paqes të Pekinit pasqyron pikëpamjet e komunitetit botëror për afrimin e konfliktit, por pranoi se nuk ka rrugë të lehtë për t’i dhënë fund luftës.
Ai përsëriti pozitën e paanshme të vendit të tij për luftën, duke shtuar se Kina është përpjekur të promovojë pajtimin dhe negociatat e paqes.
Një plan paqeje prej 12 pikash i cili bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët, u zbulua nga Pekini në përvjetorin e parë të konfliktit por u mirëprit vetëm nga Ukraina dhe Perëndimi.
“Plani pasqyron unitetin e pikëpamjeve të komunitetit botëror për tejkalimin e krizës ukrainase”, shkruan Xi.
Udhëheqësi kinez thotë se Pekini beson se një rrugë racionale për të dalë nga kriza ukrainase e cila do të çonte në paqe të qëndrueshme mund të gjendet vetëm nëse të gjithë udhëhiqen nga koncepti i sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, të përbashkët dhe të qëndrueshme. Përpara takimit të tij të planifikuar me Vladimir Putinin e Rusisë nesër në Moskë, Xi tha se të dy vendet mbajnë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar të përqendruar në OKB dhe rendin botëror të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
