RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq jo në gjendje të mirë shëndetësore teksa lavdëroi “mikun e tij të dashur”, presidentin kinez Xi Jinping, gjatë takimit në Moskë.

“Daily Mail” shkruan se Putin dridhej dhe shtrëngonte fort karrigen. Ai tha se është i gatshëm të diskutojë planin kinez për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Perëndimi dhe Kievi dyshojnë në të vërtetën e këtij pretendimi dhe po përpiqen të zbulojnë arsyen e vërtetë për qasjen pajtuese të Xi.