Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditën e djeshme, pranë zonës së Saukut, pranë Fakultetit të Ekonomikut ku është përmbysur një autobus.
Siç duket edhe nga pamjet e sjellja , si pasojë e aksidentit janë tre të dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë përplasja e autobusit të linjës së Kërrabës me dy mjete.
Policia ka dhënë detajet e para dhe ka bërë me dije se janë lënduar 3 persona, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. 4 të tjerë kanë shpëtuar me gërvishtje të vogla.
Ndërkohë që shoferi i autobusit, i identifikuar si Gentjan Qosja, 42 vjeç. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Ai ka rrëfyer se ishte nën regjim agjërimi dhe nuk është ndjerë mirë, duke pasur një debulesë, gjë që ka shkaktuar edhe aksidentin. Megjithatë hetimet do të zbulojnë shkakun e aksidentit.