GJERMANI- Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në një qendër tregtare në Bremen-Huchting, ku autorët kanë kaluar nëpër katër dyqane për të arritur në argjendarinë që synonin të grabisnin. Mediat e huaja raportojnë se hajdutët fillimisht kanë thyer muret e katër dyqaneve të tjerave, duke shkaktuar dëme materiale pesëshifrore.
Sipas policisë, hajdutët fillimisht hapën derën hyrëse të një parukerie në Roland Center. Prej aty ata depërtuan në murin ndarës drejt ambjentit të një agjensie udhëtimi fqinje dhe më pas kaluan në një dyqan ushqimesh ngjitur me argjendarinë.
Hajdutët kanë vjedhur bizhuteritë dhe më pas janë larguar nga qendra tregëtare. Policia është duke punuar për kapjen e autorëve.