ITALI – Bajron Moreno rikthehet për t’u folur. Pas drejtimit katastrofik të ndeshjes Kore-Itali në Kupën e Botës 2002 dhe arrestimit në Shtetet e Bashkuara për posedim droge, ish-arbitri ekuadorian ishte viktimë e një sulmi në fushë. Pas kthimit në turnetë amatore të arbitrave në vendlindjen e tij Guayaquil, 53-vjeçari u sulmua nga një futbollist pas ndeshjes.

Videoja e sulmit u bë virale në rrjetet sociale. Në bilbilin e trefishtë, siç dëshmojnë edhe pamjet, ishte një lojtar i skuadrës humbëse me numër 33, që vrapoi në drejtim të Morenos dhe e shtyu nga pas. Gjyqtari u rrëzua në tokë ndërsa lojtari po largohej qetësi, ndërkohë që të tjerët e rrethuan dhe e mbrojti kur u ngrit. Nuk është e qartë se çfarë e shtyu lojtarin të sulmonte arbitrin, asnjëherë e justifikueshme, kundër ish-gjyqtari të ndeshjeve të FIFA-s.


Një episod që rikthen emrin e Morenos në kujtesë, i cili është bërë i famshëm në mbarë botën për atë ndeshje në 1/16 e Kupës së Botës 2002 mes Italisë dhe Koresë së Jugut, që rezultoi me eliminimin e ‘azzurrëve’ nga kompeticioni.

Vitet e fundit, me përjashtim të disa daljeve kurioze (ai është shprehur se e kishte arbitruar shumë mirë ndeshjen e kombëtares 21 vjet më parë), 53-vjeçari u kthye të jetonte në Guayaquil ku rifilloi aktivitetin e tij të arbitrimit, megjithëse amator, pas skandalit që çoi në arrestimin dhe burgosjen e tij deri në vitin 2012, pas një kontrolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku iu zbuluan 6 kg kokainë.