Laura Bilalli, astrologia e njohur nga Kosova, komentoi në emisionin “Fun Club” katër finalistët e Big Brother VIP, Luizin, Dean, Efin dhe Kristin.
Ndër të tjera ajo u shpreh se Luizi në jetën e përtejme është martuar katër herë.
“Luizi në jetën e përtejme është martuar katër here. Nënvetëdija e vet e tërheq në pjesën e familjes, rehatisë, nënvetëdija kërkon të shërojë traumën, nga ky vend dhe në vitet në vazhdim e ka shumë më lehtë të shërohet traumën”, tha ajo.
Lidhur me marrëdhënien e dashurisë të krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ajo tha se nga ana e tij është e vërtetë, por nuk është e njëjta gjë nga pala tjetër.
“Prej këtij është e vërtetë, por prej anës tjetër jo, nëse ndahen do të bëhet prej kësaj”, tha astrologia.





