Përballja e Bledi Manes dhe Nita Latifit ditën e sotme në “E diel” ka degarduar edhe në një fjalor banal.
I irrituar në lidhje me reagimet e Nitës, Bledi është shprehur se Nita tashmë duhet të rritet.
Bledi Mane: Po unë që marr 30 kërcënime në orë nga Kosova, çfarë duhet të bëj. Po boll o se lam nam, Nita ik puno, lëri këto tani. E ta dish për nder… Na fal por na eksperiencat, masterat, gazetarinë.
Ai është shprehur se ka marrë shumë kërcënime nga persona të ndryshëm, ndërsa Nitës e këshilloi që të fitojë pavarësinë.
Bledi Mane: Te instagrami im i bëra një dedikim që ia lexova, shumë miqsor, shumë të dashur, tha “Ç’të duhet ty?”, iku kjo. Unë merrem meme, Ronaldo po ashtu, ajo “Çtë duhet ty?”. Moj a jeni në terezi? Moj e kanë parë njerëzit 24 orë në TV me brek, duke ngrënë, duke u larë…Jeni në terezi apo jo? Jo po “pse e bullizon se është femër, pse e bullizon se është artiste?” A jeni në terezi, a jo? Ose kemi ndonjë hendek arsimor dhe kulturor dhe unë nuk e kam kuptuar, ose zonja të fitojë pavarësinë se është 32 vjeçe edhe të bëjë lekë, ose lërë këngën dhe bëj punën e mësueses. 24 orë në kamera, puthu, përkëdhelu, ledhatohu, martohu…
Nita Latifi: Bledi po shpif…
