Recep Tayip Erdogan është rizgjedhur president i Turqisë për një mandat të tretë. •Erdogan ka arritur të sigurojë 51.4% të votave përballë rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të merrte 48.6% të votave.
Për zgjedhjen e presidentit të 13-të të Turqisë, rreth 61 milionë votues iu drejtuan sot 191,884 qendrave të votimit.
Të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët e kanë kryer këtë proces nga shtëpia.
Të prekurit nga tërmeti në Turqi, që janë evakuuar në zona të ndryshme gjithashtu janë kthyer të gjithë në provincat e tyre, në të gjitha anët e vendit për të votuar.
Pak para mbylljes së qendrave të votimit, në Turqi janë raportuar disa inicidente mes të cilave edhe sulmi ndaj deputetit të partisë opozitare (CHP) Ozgur Ozel, deputetit të partisë Ali Sheker dhe përfaqësuesve elektoral të partisë në një fshat të Sanliurfas.
Ozel denoncon se deputeti i Stambollit nuk ishte dakord me parregullsitë në procesin zgjedhor, duke çuar në sulmin ndaj përfaqësueve të opozitës dhe thyerjen e celularëve.
Një qytetare tregoi se nëna e saj, e cila vdiq tetë vjet më parë, u shfaq në listën e votuesve në periferinë Bahcelievler të Stambollit.
Incidentet e parregullsive të votimit nuk janë të rralla në zgjedhjet turke, por zakonisht janë incidente të izoluara që ndodhin në zonat rurale.
Në provincën juglindore të Sanliurfa, një nga zonat e prekura nga tërmetet e shkurtit, u raportuan disa shkelje të ligjit zgjedhor nga vëzhguesit.
