Besimtarët ortodokse nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia, Serbia e Mali i Zi janë mbledhur për të kremtuar festën e Shën Johan Vladimirit në Manastirin që mban emrin e shenjtit me të njëjtin emër.
Pelegrinë të shumtë ishin sot në fshatin Shijon, të cilët ndezën qirinj në Manastir dhe u lutën.
Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni u ndal te simbolika e kësaj dite , e cila i kalon kufinjtë kombëtarë. Ai u shpreh se kjo festë i bashkon popujt e Ballkanit.
https://youtu.be/KmrtUxNAaEk
Shën Joan Vladimiri ishte prijës i Krajës që më vonë u bë shenjtor e që nderohet çdo 4 Qershor në Shijon të Elbasanit nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës, ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit.
Ai u vra në luftë me bullgarët dhe eshtrat u vendosën në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit.
Në nder të tij princi shqiptar Karl Topia e rindërtoi duke e bërë tre herë më të madh Manastirin.
