Nisi në orën 17.00 të pasdites, e u mbyll orët e para të mëngjesit të sotëm. • Pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike (ajo e vulës) doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të PD-së. • Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik. Gjithsej anëtarët e Kryesisë së PD-së me të drejtë vote ishin: Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jemin Gjana, Flamur Hoxha, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Orjela Nebija, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentjan Gaba, Agron Kapllanaj, Dhurata Çupi, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Helidon Bushati, Juela Hamati, Orjola Pampuri, Taulanta Jupi, Xhemal Gjunkshi, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu, Merita Bakiu • Vetë, para se të votonte, Jorida Tabaku hoqi dorë nga posti i saj si nënkryetare e Partisë. • Veprimi i saj ka sjellë tensione në mbledhje, pasi disa kolegë të saj zgjodhën që të largoheshin fare nga takimi. • Bëhet fjalë për deputetët: Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi. • Deputetët që kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohej kryetari i ri. Po ashtu, ishin të gatshëm të bashkëpunonin edhe me kryedemokratin Sali Berisha për bashkimin e PD-së. • Teksa po largoheshin, rrugën ia kanë prerë mbështetësit e Lulzim Bashës, të cilët i kanë sharë dhe ofenduar, madje për pak sa nuk ka kaluar në dhunë fizikë. • Por edhe me largimin e deputetëve, situata nuk u qetësua. • Teksa anëtarët e kryesisë vazhdonin dhe mbanin diskutime, grupi i mbështetësve së Lulzim Bashës, ish-kreut të PD-së, u mblodhën sërish para derës për të kërkuar zgjedhjet të reja për kryetar. • Madje deputetët që ishin brenda në sallë dhe kishin qëndrim ndryshe kanë qenë në shënjestrën e tyre, duke u ofenduar nga të gjithë personat që ishin grumbulluar jashtë godinës. • Ndërsa situata nuk ishte e qetë edhe brenda, pasi kolëgët i kërkonin llogari njëri-tjetrit se përse nuk ishin aktivë në fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. • Tani mbetet që të shpallen kandidaturat për kryetarin e ri, pasi Kryesia ka lënë afat që deri më 20 qershor të dorëzohen kandidaturave. Fushata nis nga data 24 qershor deri më 27 korrik dhe më pas më 29 korrik, mbahen zgjedhjet.