HOLANDE – Spanja fitoi edicionin e tretë të Nations League, duke mposhtur Kroacinë 5-4 me penallti, pas barazimit 0-0 pas 120 minutash.
Në fakt, koha shtesë nuk mjaftoi që të dy kundërshtarët të gjenin golin fitues, në një lojë të vështirë, por me pak raste shënimi.
Pas goditjeve të gabuara të Kramaric dhe pritjes së Perisic dhe topit në vijë të Ansu Fatit brenda rregullores, Dani Olmo iu afrua dy herë golit në kohën shtesë, por për ta lënë fatin e ndeshjes të zgjidhej nga penalltitë.
Në serinë nga pika e bardhë, vendimtare ishin dy pritjet e portierit Unai Simon dhe goli i Carvajal, i cili fiksoi edhe fitoren 5-4 të Spanjës, e cila njëherësh shtoi në fondin e pasurive të saj edhe trofeun e Nations League, e cila i mungonte.
Legjenda Luka Modric, bashkë me shokët e tij, të drejtuar nga trajneri Dalic, edhe kësaj herë, iu afruan shume një trofeu europian, por pa mundur ta bëjnë pronë të tyre.
