Ish-banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Veprimet etyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2. Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Para pak javësh u komentuan shumë disa foto të Jori Delli nën shoqërinë e Noizyt dhe më pas u zbulua dhe u konfirmua nga vetë ata se Jori do të jetë modelja në videoklipin e këngës së re të reperit. E vetëm pak më parë Noizy ka postuar në Instagram disa foto së bashku me Jorin nga videoklipi dhe ka zbuluar edhe se kënga do të jetë bashkëpunim me një artist italian dhe do të titullohet “Send me the location”.

Jori Delli ka qenë e ftuar në “E Diell N’Trip” me moderatore Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën. Tashmë dihet se Jori është pjesë e videoklipit të këngës së re të Noizyt , por i pëlqejnë edhe këngët e Don Xhonit e për këtë Beniada i ka kërkuar të zgjedh mes dy reperave.