Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jusuf Puka”, ku personi i vdekur është konstatuar brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri.

Në vendngjarje ka mbërritur policia edhe ambulanca, të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.

Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.