TIRANË- Me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën.
Në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi zhvillohet nga ora 16:00. Pas Kosovës, Rama do të udhëtojë drejt Bosnjës, pastaj në Mal të Zi si dhe e mbyll turin e tij në Serbi.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, dy foto me agjendën e tij për datën 6 dhe 7 korrik.





