Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan. Ndalesa e parë është Maqedonia e Veriut.
Rama është takuar me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë. • Në orën 12:00 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.
Më pas kreu i qeverisë, do niset për një vizitë në Kosovë, ku do të qëndrojë edhe nesër. •Në Prishtinë, Rama pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Takimi do të fillojë në orën 16:00.
Një ditë para vizitës së Ramës në Kosovë, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për shtyp deklaroi se do të takohej me homologun e tij, vetëm pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, refuzoi t’u përgjigjet publikisht deklaratave të Kurtit, duke njoftuar se do të flasë gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Si hapin e parë prapa, Rama dërgoi 13 marrëveshjet që duhet të nënshkruheshin nga 2 qeveritë, të cilat aktualisht janë marrë dhe firmosur po ashtu nga ana e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Por ende nuk ka asnjë sinjal për takim nga Kurti.
