Kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi takimin e sotëm me kryeministrin Edi Rama. Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive.
Por, sot u firmosën 13 marrëveshjet nga Qeveria shqiptare. Kryeministri shqiptar, pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, mbërriti në Kosovë rreth orës 16:00.
Rama u prit nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa pritet të takojë edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Ndërkohë që Rama ishte në takim me Osmanin, Kurti u largua nga zyra duke shmangur në këtë formë takimin me Ramën.
Kjo vizitë e Ramës po kryhet në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.
