Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e sotme në rrjet se ai akuzohet nga Prokuroria e Lushnjës për falsifikim.

Me anë të një postimi në Instagram, ai nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa deklaroi se në Lushnje u mërzitën kur mësuar se ai zgjodhi të këndonte në Shkodër para se të këndonte te njerëzit e gruas.

“Lushnja u mërzit kur morën vesh se do këndoja në Shkodër para se të këndoja te njerëzit e gruas,” shkruan Ejlli.