Një ngjarje është regjistruar në fshatin Trestenik të bashkisë Devoll. Raportohet se një emigrant që lëvizte në vendin tonë në mënyrë të paligjshme është pickuar nga gjarpri gjatë ecjes mes malit, itinerar që e ndjekin shpesh emigrantët për të shkuar drejt Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë një banor i këtij fshati që ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur 2 emigrantë në fshat, ku njëri prej tyre ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Bilishtit.