GREQI-Një zbulim i tmerrshëm ka ndodhur në Chania, aty ku është gjetur nga punëtorët, në zonën e riciklimit të mbetjeve të DEDISA-s koka e një gruaje.
Autoritetet po kryejnë hetime për identifikimin e viktimës pasi gjithçka tregon se ajo ka qenë viktimë e një vrasjeje brutale. Nuk dihet nëse ka ndonjë skenar tjetër ekstrem që e ka çuar në prerjen e kokës.
Ndër të tjera po kontrollohen edhe kazanët e tjerë, në rast se gruas i gjenden pjesë të tjera të trupit.





