SLLOVENI- Një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe shi të dendur ka goditur Ballkanin, duke vrarë të paktën pesë persona në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni. Protothema raporton se si pasojë e stuhisë dhjetëra persona kanë ngelur të plagosur.
Dy burra vdiqën në kryeqytetin kroat, Zagreb , pasi u goditën nga rrëzimi i pemëve, tha policia kroate. Gjithashtu një 50-vjeçar është goditur ndërsa ishte jashtë në rrugë dhe një 48-vjeçar humbi jetën teksa ishte në makinën e tij.
Moti i keq tashmë po prek edhe Serbinë, e cila javën e kaluar u përball me një valë të nxehtë. Stuhia ishte e dyta në dy ditë që përfshiu rajonin pas një varg ditësh jashtëzakonisht të nxehta dhe të thata. Kryesisht në Evropën Jugore vazhdon vapa që shkaktoi zjarre në Greqi, Itali dhe Spanjë.
https://twitter.com/i/status/1681795905702469632
