SPANJË- Një sulm me thika është raportuar gjatë orëve të para të mengjesit të kësaj të shtune në Spanjë.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në qytetet Mas de las Matas dhe Castellote, në rajonin Maestrazgo (Teruel), ku dyshohet se ka humbur jetën një i ri shqiptar dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve spanjolle ka humbur jetën një 20 vjeçar i cili dyshohet se është goditur 15 herë me thikë dhe janë në gjendje të rëndë dy bashkëkombasit e tij.

Nuk ka asnjë detaj në lidhje me motivin e këtij sherri. Policia ka nisur hetimet për rasitn për të rënë në gjurmët e të paktën dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.