ELBASAN- Një 41-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Elbasan. Sipas Policisë së Shtetit, vdekja e tij dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale, por ende nuk dihen detaje të tjera.
NJOFTIMI I POLICISË:
Mesditën e kësaj të diele, në lagjen “5 Maji”, është gjetur i pajetë nga fqinjët, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi 41-vjeçar, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.





