GREQI- Fund tragjik ka pasur kërkimi për bariun e zhdukur që prej të dielës në fshatin Platanistos të komunës së Karystos, shkruajnë mediat e huaja. Raportohet se fermeri 41-vjeçar u gjet i vdekur.

Autoritetet gjetën trupin e e karbonizuar të bariut në zonën e Karistos në Evia. Zhdukja e tij është denoncuar në polici nga vëllai i tij, ndërsa dyshohet se shkoi për të shpëtuar kafshët nga zjarri.

Me gjetjen e tij arrin në tre numri i viktimave të zjarreve Greqi. Më herët dy pilotë të një avioni zjarrëfikës Canadair humbën jetën pas rrëzimit të avionit të tyre në të njëjtën zonë.