TIRANË- ‘Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra gjatë mbledhjes urgjente të Qeverisë, një nga ministret e tij.
Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Arsyeja e shkarkimit të ministres së Financave dhe Ekonomisë ende nuk bëhet e ditur. Por besohet kaosi që është shkaktuar nga monedhat e huaja në raport me lekun.
Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vite.





