GREQI- Ekzekutohet pranë banesës shqiptari në Greqi. Erald Jonuzi, 37-vjeç, u ekzekutua gjate orëve të natës në zonën Evozmo të Selanikut.

Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba.

Ngjarja:

Evosmos është tronditur nga prita e ngritur nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit ndaj një 37-vjeçari shqiptar teksa po kthehej në pallatin ku banonte, në rrugën Vizyinou. Ishte 50 minuta pas mesnate të së mërkurës kur 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi. Pasi parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin ekzekutorët e tij, raporton ‘Protothema’.

Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur katër gëzhoja dhe dy topa zjarri. Ambulanca transportoi shqiptarin në spitalin “AHEPA”, ku ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Sipas informacioneve, 37-vjeçari ka pësuar të paktën pesë plagë nga plumbat e xhelatëve.

Burime policore të cituara nga thestival.gr ia atribuojnë ngjarjen një larje hesapesh mes banditëve të lokaleve te natës. Hetimet për ngjarjen e të shtënave në Evosmos u morën nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut