Përleshje me grushta mes shoferëve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Mësohet se një shofer është goditur me grusht nga një tjetër, pasi kanë debatuar se kush e ka përparësinë.
Siç shihet edhe nga pamjet, shoferi i një “Passati” është goditur me grusht sapo ka dalë nga makina nga shoferi i “Benzit”.
Sipas dëshmitarit në vendngjarje, i pranishëm ka qenë edhe një efektiv policie, por nuk ka reaguar që shoferët ta ‘zgjidhin’ vetë problemin.
Video: JOQ
Kërcet grushti mes shoferëve. pic.twitter.com/Q72IeTLSKh
— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 27, 2023





