Korçë- Një krim makabër ka ndodhur në fhstain Zembëlak në Maliq të Korçë. Burri vret gruan dhe më pas, sikur të mos mjaftonte, ka përdhosur kufomën duke e hedhur në një gropë septike.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit Gjergji Mullalli. E ndjera është Luiza Mullalli 46 vjeçe.
Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci.
Gjergji punonte në ndërtim, ndërsa Luiza në një rrobaqepësi në Korçë.
Ata janë prindër të tre fëmijëve. Dy vajza të martuara që aktualisht ndodhen jashtë vendit dhe djali 20 vjeç.
Policia vendore informon se ‘rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja Luiza Mullalli, 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gjergj Mullalli.
Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes’.
https://youtu.be/n_QqdrUZvmk





