Devoll- Aksident në Bilisht. Mjeti përplas një të mitur 7-vjeçare.
Policia informon se ‘rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit’.





