Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull shtetasi Fatmir Odri.
Ky i fundit 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re është dërguar në spital dhe po i nënshtrohet një operacioni dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.





