Një jaht luksoz është fundosur pasi ka shpërthyer në flakë pranë ishullit spanjoll Formentera.

Në videon e siguruar nga Dailymail, shihet se si flakët shkatërrojnë jahtin luksoz, i cili thuhet se ësht në pronësi të një lojtari pokeri me nofkën “Luani”.

Fatmirësisht të 17 personat në bord, pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë – mbijetuan mrekullisht pasi u shpëtuan nga roja bregdetare spanjolle.