Një aksident ka ndodhur në minierë në Bulqizë.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre minatorë. Shkak dyshohet nga shpërthimi i gazit.

Sipas burimeve minatorët e plagosur kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë. Si pasojë ata janë nisur drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.