Vivien dhe Getinjo po përflitet se janë ndarë sërish. Shkak për këto thashetheme janë bërë veprimet e fundit të dyshes. Ata kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, madje kanë fshirë edhe të gjitha fotot bashkë.

Pas lajmeve për ndarje, Getinjo ka reaguar me një postim ku shkruhet: “Dëgjoje heshtjen, të tregon të vërtetën”.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja kanë vepruar njësoj madje edhe deklaruan ndarjen. Çifti shpejt u ribashkua dhe mbase një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe kësaj radhe, duke hedhur pas krahëve krizën që po kalojnë.