VLORË-Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi në banesën e tij shpërtheu bombula e gazit. Ishte fqinji i viktimës ai që telefonoi policinë për të lajmëruar për ngjarjen që kishte ndodhur.
I zoti i shtëpisë, 50-vjeçari me inicialet D.G, humbi jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.
NJOFTIMI I POLICISË:
Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.





