Në muajin tetor do të nisë edicioni i dytë i spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova. Prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti, ka dhënë përgjigje për fansat e këtij formati.

Ndër pyetjet më të shpeshta që i është bërë është nëse do ta ketë edhe këtë vit Jonidën në krah, gjë të cilën ai e konfirmoi. Një ndër ta nuk ka hezituar ta pyesë atë lidhur me çmimin e madh që do të ketë fitues.

Ai tregoi se sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet fituesi i BBVK do të marrë me vete 200 mijë euro në shtëpi.

Vitin e kaluar, Stresi u shpall fitues në finalen e madhe ku nga shuma totale, mori në shtëpi 160 mijë euro, pasi nga 10 mijë euro u shpërndanë për secilin nga katër finalistët e tjerë.