MEKSIKE – Në ndeshjen mes Querétaro dhe Atlas të Ligës Meksikane, meksikani Omar Mendonza luajti deri në një moment, ku nuk mundi t’i shpëtonte një gjesti të pahijshëm.

Në minutën e 62-të të ndeshjes, në një duel me Juan Zapata për topin, mbrojtësi vendosi gishtin në një vend të papërshtatshëm në trupin e kundërshtarit…

Pas konsultimit me pamjet e VAR-it, gjyqtari i ndeshjes vendosi të përjashtojë me karton të kuq Mendonzën. Sa i përket rezultatit të ndeshjes, mysafirët fituan me shifrat 2-1.