Një ngjarje mjaft e trishtë në Burrel.

Një fëmijë 4 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht.

Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.

Do të jetë eksprtiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.