ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një 54-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim për vrasje me paramendim.

54-vjeçari u që arrestua në Ostia të Italisë akuzohet për një vrasje me paramendim e kryer në Belgjikë në vitin 1999.

Mediat italiane shkruajnë se 54-vjeçari u arrestua pas kontrollit në rrugë dhe identifikimit të mëpasshëm me sinjalistikë fotografike. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës.