LUSHNJE- Një aksident me humbje jete ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje. Mësohet se një ambulancë është përplasur me një kamion në kryqëzimin Fier-Lushnje.

Ambulanca po transportonte një të sëmurë drejt Tiranës, por nga përplasja e fortë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga përplasja e fortë ka humbur jetën pacienti Dashamir Koçaj, që ndodhej në ambulancë.

Mjeti tip kamion Iveco me targa AA 288 UR me drejtues Leonard Gjini 31 vjeç, është përplasur me ambulancën me targa AB 883 CF me drejtues shtetasin Flori Ramo.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pacienti Dashamir Koçaj rreth 77 vjec.

I plagosur ka mbetur pasagjeri Elvis Banushaj dhe drejtuesit e mjeteve.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

https://youtu.be/dj_J11uzXwc