VLORË- Aksioni i forcave RENEA dhe FNSH po vijon ende në Vlorë. Mësohet se deri më tani janë shoqëruar gjithsej 10 persona.
Të gjithë personat e arrestuar janë kapur me armë zjarri pa leje, ose me drogë. Ndërkohë që në orët në vijim pritet që të ketë persona të shoqëruar të tjerë.
Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët. Operacioni përfshin disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjes së drogës. Në vijim priten ende arrestime të tjera





