KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se shumë shpejtë do të vizitojë Kosovën. Sveçla tha se nëse ai hyn pa leje, lideri serb do të vihet në pranga.

“Për me leje, te Kryeministri, për pa leje te unë. Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Sveçla në ATV.

Po të ndodhte e kundërta, Sveçla tha se kjo do të dëshmonte jo shtetësi nga ana jonë.

“Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tond”, mirëpo, ka deklaruar Sveçla, “unë nuk besoj që Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje.