LEZHË- Një aksident raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme.

Sipas informacioneve një furgon i linjës Lezhë-Torovicë ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës të tjetra.

Gruaja u dërgua në spitalin e Lezhës nga ku mësohet se ka marrë fraktura në trup. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.